Home Aktualitet Ylli Manjani: Zgjedhjet të përsëriten me një tjetër ligj. Ky Kod Zgjedhor është hajduti më i madh i votave

Ylli Manjani: Zgjedhjet të përsëriten me një tjetër ligj. Ky Kod Zgjedhor është hajduti më i madh i votave

nga Editor

Nga Ylli Manjani –
Po të isha Edi Rama do t’i përsërisja zgjedhjet. Do ta bëja sepse asgjë nuk ndryshon, për sa kohë zgjedhjet mbahen me të njëjtin ligj TË PANDERSHËM dhe të miratuar njëanshmërisht.
Pra kërkesa për përsëritje zgjedhjesh pa zgjidhur më parë problemin që i dëmton ato, është një vrimë në ujë.
Opozita duhet të mbledhë mendjen dhe të vendosë në axhendën politike hartimin e rregullave që e bëjnë rezultatin zgjedhor PROPORCIONALISHT korrekt në raport me vullnetin e zgjedhësve.
Ky është kryeproblemi i zgjedhjeve. Jam dakord që vota shitet e blihet. Jam dakord edhe që shteti i gjithi vihet në dispozicion të pushtetit. Por hajduti më i madh i këtyre zgjedhjeve ishte dhe mbetet ligji zgjedhor monist i diktuar nga pushteti monist.
Ndaj ska asnjë kuptim të bësh më zgjedhje me këtë ligj, sepse nuk ndryshon gjë. Përkundrazi çimenton pushtetin monist, i cili mund “pastronte” çdo njollë abuzimi me zgjedhjet!!!
E drejta dhe e ndershmja e do që zgjedhjet të përsëriten por me një ligj tjetër, konsesualisht të dakordësuar.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!