Home Aktualitet Vasili: Zgjedhjet e qeverisë së mafias kanë zero vlerë!

Vasili: Zgjedhjet e qeverisë së mafias kanë zero vlerë!

nga Editor

Zgjedhje të shkatërruara dhe të kriminalizuara” – ky është konkluzioni që e thekson me forcë, Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, i cili sjell në vëmendje edhe konstatimet e organizmave ndërkombëtarë për 25 Prillin e Shqipërisë:

“Misioni i Shteteve të Bashkuara në OSBE, – shkruan Vasili, – konstaton për zgjedhjet e 25 prillit se “partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative; se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem; akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve. SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjës çdo individ, që shkeli ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme.”

Ndaj Vasili gjykon: “Kjo është e vërteta! Qeveria nga garante u kthye në një bandite elektorale! Qeveria e inkriminuar bëri, që për shkak vetëm të saj, siguria e qytetarëve dhe siguria kombëtare të mos ekzistojnë më, sepse të dhënat personale janë tashmë në dorë të krimit dhe mafias dhe qindra mijëra qytetarë e biznese janë të ekspozuar ndaj çdo sulmi kriminal e mafioz.

Ky është thellimi më kritik i krizës politike, shoqërore dhe ekonomike më të rëndë, ku është zhytur vendi si kurrë ndonjëherë. Zgjedhjet e qeverisë së mafias kanë zero vlerë!”

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!