Home Aktualitet Komisioni Hetimor për presidentin Meta mblidhet në ditë pushimi

Komisioni Hetimor për presidentin Meta mblidhet në ditë pushimi

nga Editor

Komisioni Hetimor që do të hetojë shkelje kushtetuese të Presidenti Ilir Meta do të nis nga puna edhe pse e shtuna është ditë pushim.

Kujtojmë që ky komision u votua ditën e djeshme nga Kuvendi me 98 vota pro dhe 6 kundër për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor.

Bëhet me dije se ky Komision Hetimor do të zhvillojë mbledhjen e parë ditën e sotme në orën 11:00.

Sipas informacioneve takimi do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku mbledhja do të drejtohet nga kryetari i komisionit hetimor Alket Hyseni dhe nënkryetari Myslim Murrizi.

Afati i punës së Komisionit Hetimor i ngritur nga Kuvendi pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.

Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.

Përbërja e Komisionit Hetimor

Kryetar: Alket Hyseni;

Nënkryetar Myslym Murrizi;

Sekretar: Klotilda Bushka;

Anëtarët Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani;

Zëvendësues: Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!