Home Uncategorized Balluku shpërndan ushqime për vota në Kombinat, PS kërkon “tradhtarët” që kanë shpërndarë fotot

Balluku shpërndan ushqime për vota në Kombinat, PS kërkon “tradhtarët” që kanë shpërndarë fotot

nga Editor

Ish-Kryeministri Sali Berisha publikoi sot një denoncim me foto, ku tregohet se si njerëzit e Belinda Ballukut shpërndanin ushqime në këmbim të votave në Kombinat, në ditën e heshtjes zgjedhore.

“Ushqime për vota në Kombinat, shpërndarë ditën e heshtjes elektorale nga stafet e Ndrikull Grykësisë!”, shkruante Berisha.

Më vonë, ish-Kryeministri denoncon se ka nisur kërkimi për “tradhtarët” brenda PS, që kanë shpërndarë fotot.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Në kërkim të tradhtarëve!

Sot strukturat e PS në Kombinat kanë marrë mesazhin që vijon në grupin e tyre në WhatsApp: Sa tradhtarë kemi brenda partisë që i shpërndajnë këto foto të Sali Berisha.

Përshëndetje dr. Ky sms është shkruar sot ne grupin e Whatsapp-it të strukturave në Kombinat për fotot e publikuara nga ju në FB për blerjen e votave me ushqime, të cilat janë të vërteta dhe jo mashtrime. Të përshëndes.

2 9
3 2
4 2


Lajme te ngjashme