Home Aktualitet Raporti final i Venecias, reagon Meta: Si asnjëherë tjetër, opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore

Raporti final i Venecias, reagon Meta: Si asnjëherë tjetër, opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore

nga Albina Hoxhaj

Pas publikimit të draft opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias për presidentin Meta lidhur me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ka reaguar nëpërmjet një deklarate kreu i shtetit.

Presidenti shkruan se si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.

Deklaratë e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson se Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës.
Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.
Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:

  1. Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.
  2. Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.
  3. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.
  4. Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.
  5. Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore.

Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen që gjatë katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!