Home Aktualitet Pse Edvin Kristaq Hakmarrja urdhëroi mbajtjen në qeli, të ish-deputetit Balliu dhe protestuesve të tjerë!

Pse Edvin Kristaq Hakmarrja urdhëroi mbajtjen në qeli, të ish-deputetit Balliu dhe protestuesve të tjerë!

nga Editor

Nga Sali Berisha.

Në një akt të verbër të urrejtjes së papërmbajtur dhe hakmarrjes primitive, Edvin Kristaq Urrejtja mbajti, urdhëroi mbajtjen, në qelitë e komisariatit të ish-deputetit dhe veprimtarit të PD, Klevis Balliut dhe protestuesve të tjerë, vetëm e vetëm për të shtyrë dufin e urrejtjes së tij familjare ndaj Klevisit, që prej një viti mbështet me të gjithë vendosmërine e tij, protestën e heronjve të pamposhtur të Unazës së Re, që po sakrifikojnë çdo gjë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Duke arrestuar për të dytën herë pa asnjë arsye ligjore, ish-deputetin Balliu, Edvin Kristaq Hakmarrja kërkon gjithashtu të shfryjë urrejtjen e tij familjare primitive ndaj të atit të Klevisit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur Fahri Balliu, i cili me veprat dhe shkrimet e tij ka treguar me vërtetësi të madhe, fytyrën e vërtetë kriminale të Edvin Kristaq Xhelatit dhe sojit te tij të xhelatëve, hajdutëve, trafikantëve mafiozë.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal, kërkoj lirimin e menjëhershëm të ish-deputetit Balliu dhe protestuesve të pamposhtur të Unazës së Re dhe shtoj se çdo orë e tyre në qeli, së shpejti do të shndërrohen në vite burg për Edvin Mafinë dhe narkohorrat e tij!

Lajme te ngjashme