Home Aktualitet Zgjedhjet mbaruan, Rama heq karantinën në kufi për emigrantët

Zgjedhjet mbaruan, Rama heq karantinën në kufi për emigrantët

nga Editor

Edhe pse zyrtarisht nuk ka një komunikim nga Komiteti Teknik, në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës nga sot nuk është aplikuar më karantina 14 ditore për shtetasit që futen nga këto pika kalimi kufitare. Sipas komunikimit me zyrën e shtypit në DVP Korçë nga sot është hequr karantina.

Edhe komiteti teknik daljen e tij para 2 javësh komumikoi se kjo masë do të ishte vetëm për 14 ditë. Vendosja e karantinës uli mjaft lëvizjet e shtetasve shqiptarë nga këto pika kalimi kufitare si në zgjedhjet e 25 Prillit ashtu edhe në festën e Pashkës.

Ndërkohë që Greqia do të vijojë aplikimin e karantinës 14 ditore për shtetasit që futen territorin grek duke përjashtuar vetëm drejtuesit e kamionëve. Nga ana tjetër me Maqedoninë e Veriut nuk ka masa që aplikohen si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!