Home Aktualitet ‘Duam Shqipëri dinjitoze, jo të blerë!’/ Këlliçi: Le të qëndrojmë të bashkuar me njëri-tjetrin për demokraci

‘Duam Shqipëri dinjitoze, jo të blerë!’/ Këlliçi: Le të qëndrojmë të bashkuar me njëri-tjetrin për demokraci

nga Editor

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, njëherazi edhe deputet i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ka zhvilluar një takim falenderues me demokratët e Unazës së Re, ku ka vlerësuar punën e madhe, shpirtin e garës dhe vullnetin e hekurt për t’i dhënë Tiranës dhe mbarë vendit, ndryshimin e merituar!

‘PD nuk do të rreshtë përpjekjen që shqiptarët të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre. Ne duam Shqipëri dinjitare, jo të blerë!  Le të qëndrojmë të bashkuar! Me njëri-tjetrin!’, shkruan Këlliçi në Facebook.  

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Demokratë të Unazës së Re dhe ju përkrahës të  ndryshimit! Ju qëndrestarë të kryeqytetit!

Ju falenderoj të gjithëve për punën tuaj të madhe, për shpirtin e garës dhe vullnetin e hekurt për t’i dhënë Tiranës dhe mbarë vendit, ndryshimin e merituar!

PD nuk do të rreshtë përpjekjen që shqiptarët të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre. Ne duam Shqipëri dinjitare, jo të blerë! 

Le të qëndrojmë të bashkuar! Me njëri-tjetrin!

Për njëri-tjetrin!

Për një Shqipëri demokratike!

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!