Home Aktualitet Komisioneri për Zgjerimin nesër në Tiranë, do të takohet edhe me Bashën

Komisioneri për Zgjerimin nesër në Tiranë, do të takohet edhe me Bashën

nga Editor

Komisioneri për Çështjet e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, vjen nesër në Tiranë. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, si dhe me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Vizita e zyrtarit të lartë europian në Shqipëri, vjen në kuadër të turit në Ballkan me fokus ndihmën e BE-së në përballimin e pandemisë.

Gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst, thuhet në njoftimin e KE.

Varhelyi, do të vizitojë po ashtu Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, ku do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst.

Bashkimi Evropian është angazhuar në mënyrë intensive që të mundësojë dërgimin e vaksinave kundër Covid 19 në Ballkanin Perëndimor. Më të fundit, ishin rreth 651 mijë doza të vaksinave Pfizer/BionTech, të destinuara për vendet e rajonit. Qëllimi i dërgesës së këtyre vaksinave është imunizimi i profesionistëve shëndetësorë dhe grupeve tjera me përparësi.

Dozat në fjalë vijnë direkt nga BE-ja, dhe janë të pavarura nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra. Vizita e Varhelyit vjen sakaq edhe në një moment kur shfaqja e dy ‘non paper-ave’ me ide për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor shkaktuan reagime të forta, por nuk dihet ende nëse komisioneri do ta prekë këtë çështje në takimet e tij

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!