Home Aktualitet Basha: Ne vazhdojmë faktimin e masakrës zgjedhore të 25 prillit, autorët e saj treshja Rama – Doshi – Rakipi!

Basha: Ne vazhdojmë faktimin e masakrës zgjedhore të 25 prillit, autorët e saj treshja Rama – Doshi – Rakipi!

nga Editor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se PD do të vazhdojë të mbledhë provat e masakrës zgjedhore dhe iu kërkoi mediave që t’ia drejtojnë pyetjet, tri autorëve të masakrës zgjedhore: Ramës – Doshit dhe Rakipit.

“ 25 prilli është një masakër elektorale, – tha Basha për mediat nga selia e PD, –  ku viktimë nuk është PD-ja dhe deputetë tanë. Besimi, shpresa që zgjuan dhe bashkuan pavarësisht prej rolit të paprecedentë të krimit të organizuar.

Një gjë është e sigurtë: ndërsa ne vazhdojmë mbledhjen e manipulimit të masakrës zgjedhore, të gjithë kamerat duhet të drejtohente tek dy autorët apo tre autorët: Rama – Doshi – Rakipi. Si I morën votat?!

Si i morën votat me Jurges Çyrben dhe Rrahman Rrahjen e Ilir Drazhin? Si i mori votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit në familjet kriminale?”

Lajme te ngjashme

error: Content is protected !!