Home Aktualitet Gjesti ushtarak pas golit ndaj Shqipërisë, UEFA mund të dënojë Turqinë

Gjesti ushtarak pas golit ndaj Shqipërisë, UEFA mund të dënojë Turqinë

nga Albina Hoxhaj

Për momentin bëhet fjalë vetëm për një hetim formal, por nuk përjashtohet mundësia që Turqia të përballet me penalizime nga UEFA për shkak të mënyrës se si futbollistët e saj festuan golin e fitores kundër Shqipërisë. Në fakt përshëndetja ushtarake, e përkthyer si mbështetje për ofensivën turke në Siri ka nxitur reagimin e fortë të disa mediave ndërkombëtare.

Sipas tyre, ky gjest shkel rregulloren e UEFA-s “që ndalon çdo referim politik dhe fetar”. Pavarësisht se shefi i zyrës për mediat pranë qeverisë europiane të futbollit, Philip Toënsend foli në një moment të parë për një “ekzaminim të situatës”, disa orë më vonë ai ndryshoi deklaratën e tij, duke e cilësuar atë si një keqkuptim.

Por mediat perëndimore bëjnë të ditur se UEFA mund të nisë një hetim zyrtar për këtë ngjarje, e cila bie ndesh me rregulloren, që flet qartë në raste të tilla.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!