Home Aktualitet Komisioneri për zgjerim në BE vizitë në Beograd, të mërkurën në Shqipëri dhe Kosovë

Komisioneri për zgjerim në BE vizitë në Beograd, të mërkurën në Shqipëri dhe Kosovë

nga Editor

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, po qëndron këtë të hënë për vizitë zyrtare në Beograd. Varhelyi, së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, do të vizitojnë Institutin e Shëndetit Publik “Dr Milan Jovanoviç Batut”.

Të martën, zyrtari evropian do të qëndrojë në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, ndërsa të mërkurën do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, ka njoftuar më herët Komisioni Europian.

Gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e koronavirusit dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst, është thënë në njoftim.

Lajme te ngjashme