Home Aktualitet Deklaroi se i vodhën votat, kandidati në Fier kallëzim për kërcënim

Deklaroi se i vodhën votat, kandidati në Fier kallëzim për kërcënim

nga Editor

Andi Turhanaj kandidat për deputet i partisë Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Myslim Murrizi në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Fierit ka kryer kallëzim penal në Policinë e Fierit.

Shkak për këtë është bërë një kërcenim që ai ka marrë mesditën e së premtes, pasi ishte shprehur se do t’i shkojë deri në fund zbardhjes se manipulimit të vjedhjes së votave të tij në këto zgjedhje.

Duke folur për mediat, Andi Turhanaj ka deklaruar se mesditën e së enjtes, 29 prill, kanë qenë dy persona të panjohur që i kanë shkuar pranë shtëpisë së tij dhe e kanë kërcënuar.

Pas numërimit të votave pashë që shumë vota tonat kishin dalë abstenim. E shpreha në shumë vende që kësaj gjëje unë do i shkoj deri në fund se isha i bindur te votat që kisha e njerëzit që më mbështesin.

Kur po futesha nga hyrja nga mbrapa e pallatit më vijnë dy djem. Njëri ishte me një çantë e rrinte mbrapa e tjetri mu afrua në fytyrë e më thotë “hiq dorë se do të zhdukim”.

Pas kësaj fjale më thanë filluan dhe me ofendime banale. Kur u futa në tunelin e pallatit tentova të kthej kokën. Më thanë “kokën drejt” e filluan prapë duke më sharë“, ka deklaruar për mediat kandidati për deputet.

Lajme te ngjashme