Home Aktualitet Gazetari: Në cilin vend dikush harxhohen kaq shumë para nëse nuk i kthehen në mandat?!

Gazetari: Në cilin vend dikush harxhohen kaq shumë para nëse nuk i kthehen në mandat?!

nga Editor

Gazetari Kristi Pinderi në një analizë për zgjedhjet duke komentuar qëndrimin e pedagogut, Blendi Kajsiu, ngre pyetjen ndër të tjera se në cilin vend një person shpenzon kot aq shumë para nëse nuk e di që me paratë e shpenzuara do marrë mbrapsht një “shërbim” për të cilin ka nevojë?!

Blendi Kajsiu para pak kohësh shkruante që me mirë të fitojë Rama që të shkatërrohet opozita fallco që kështu Rama të gjendet i vetëm përballë zemërimit të popullit. Sot shkruan që vjedhje ka, por ato nuk përcaktojne rezultatin dhe e krahason këtë me 2005, kur Nano vodhi, por prapë humbi.

Përveçse nuk i shkon një lektori universiteti të bëjë krahasime kaq të pasakta mes dy zgjedhjeve që operuan me dy kode krejt të ndryshme zgjedhore (është me shkencor Rama kur e përshkruan makinerinë zgjedhore të vet se Kajsiu në logjikën e tij, ndonëse i pari është hajdut e i dyti akademik) ka dhe një boshllëk të madh logjik në këtë argument. A mund të na thotë Kajsiu përse ca njerëz u dashkan të harxhojnë paratë nëse ato nuk janë determinuese për rezultatin? Në ç’vend ngrihet robi dhe shpenzon kot aq shumë para nëse nuk e di që me paratë e shpenzuara do marrë mbrapsht një “shërbim” për të cilin ka nevojë?!

Lajme te ngjashme