Home Aktualitet ‘Krimet elektorale’/ Alibeaj: Kemi bërë 94 kallzime penale në SPAK dhe Prokurori

‘Krimet elektorale’/ Alibeaj: Kemi bërë 94 kallzime penale në SPAK dhe Prokurori

nga Editor

Në hapsirën ‘Intervista e Ditës’ me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, drejtuesi politik i Pd në qarkun e Fierit Enkelejd Alibeaj, ka sqaruar se janë depozituar 94 kallzime penale për funksionarët e PS dhe drejtuesit e administratës të cilët kanë shkelur ligjin zgjedhor.

Alibeaj: Mënyrë të përgjithshme nuk ka, por ka një mënyrë të detajuar për të përcaktuar këtë proces zgjedhor.

Procesi zgjedhor u zhvilluar nga njëra ana qytetarët dhe nga ana tjetër nga një strukturë partiako-shtetërore në formën e një regjimi.Një sërë elementë ndikues ishin, përdorimi i administratës, pasuritë shtetërore.

Këta elementë tashmë janë bërë publik. Përdorimi i vullnetit diabolik i shtetit, i kapacitetit të shtetit që është i mbinatyrshëm për të deformuar lirinë dhe vullnetin e individit. Duke prekur pikat e dobëta të tij, si joshja me para, me para publike, duke shpërdoruar autoritetin publik, duke përdorur krimin, duke përdorur administatën e cila gjatë fushatës dhe ditën e dielë u kthyen në skalione elektorale të pushtetit. Të tëra këto elementë përbëjnë përballjen midis një makinerie shtetërore e gjitha në formën e një regjimi dhe nga ana tjetër qytetarët e rezistencës. Kjo është mënyra sesi është shndërruar fushbeteja elektorale, ku shembulli më i freskët ishte ai i 25 prillit.

Ferko: Si drejtues i qarkut të Fierit, ju keni bërë një sërë denoncimesh drejtuar dhe SPAK, në lidhje me atë që po zhvillohej para ditës së zgjedhjeve. A ka të tjera të dhëna të cilat do të çonin në të tjera denoncime publike që lidhen me ditën e zgjedhjeve apo ditën e numërimit?

Alibeaj: Duke qëbë disa herë i kandiduar dhe duke njohur mirë sinsibilitetet e atij qarku, prej dy mujash nga dita e zgjedhjeve, ngriutëm një strukturë, po e po për mbrojtjen e votës por edhe një strukturë ligjore me avokatë dhe profesionistë të fushës, për të dokumentuar dhe për të depozituar në formë ligjore të gjitha shkeljet dhe krimet elektorale. Prej dy muajsh dhe deri ditën e zgjedhjeve, janë depozituar në SPAK, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqsor Fier, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqsor Lushnje, 94 kallzime penale. Këto kallzime i adresoheshin, kryesuesit të listës së PS Erjon Braçes, Kryeatrit të Kuvendit Gramoz Ruçit, deri te kandidati Nimet Musai.

Të gjashtë kryetarët e bashkive respektive, i Lushnjes, i Fierit, i Divjakës i cili mban rekordin e kallzimeve penale, kryetarja e famshme për keq e Roskovecit, të Mallakastrës dhe Patosit, janë kallzuar penalisht.

Lajme te ngjashme