Home Aktualitet Politikani i tretë më i votuar brenda PD-së, reagon Belind Këlliçi: Kjo është dekada e rinisë, koha do të na japë të drejtë…

Politikani i tretë më i votuar brenda PD-së, reagon Belind Këlliçi: Kjo është dekada e rinisë, koha do të na japë të drejtë…

nga Editor

Kreu i forumit rinor në Partinë Demokratike, Belind Këllici, i cili është deputet i zgjedhur i demokratëve në Kuvendin e ardhshëm, ka reaguar në rrjetet sociale, pas numërimit të të gjitha votave preferenciale. Këlliçi shprehet se kjo është dekada e rinisë, dhe koha do ta vërtetojë që ndryshimi është i domosdoshëm për shqiptarët.

Postimi i plotë:  

Procesi i numërimit përfundoi! Falenderoj përulësisht bashkëqytetarët, bashkëmoshatarët dhe mbështetësit tanë në Qarkun Tiranë, në qytete e fshatra! Faleminderit secilit prej jush, që sheh tek ne forcën dhe dëshirën për të bërë ndryshimin!

Unë nuk do të ndalem së besuari tek ndryshimi, dhe dëshiroj që edhe ju të mos ndaleni. Faleminderit strukturave të PD e demokratëve të thjeshtë të Kombinatit, Unazës së Re, Kasharit, Vaqarrit, Pezës dhe Ndroqit! 10 mijë vota më shumë për PD! Jeni ekipi im i zemrës.

Faleminderit FRPD, të rinjve dhe të rejave, që janë pikënisja dhe krenaria ime! Rinor dhe Demokrat!

Kjo është Dekada e Rinisë. Koha do të na japë të drejtë.

Faleminderit numëruesve, vëzhguesve dhe komisionerëve tanë, për durimin, për leximin dhe respektimin e çdo vote! Demokracia nis nga vota e lirë. Këtu nis dhe beteja jonë!

Lajme te ngjashme