Këshilltari gjerman, Martin Henze, ka replikuar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, lidhur me thirrjen që kjo e fundit i bën Kryeprokurorit Olsia Çela për hetimin e krimeve zgjedhore të 25 prillit 2021.
Në një postim në Twitter, Henze i shtron pyetjen ambasadores Kim se krimet zgjedhore të Ramës nuk u zgjidhën në 2017, pse duhet të zgjidhen këto të 25 prillit?
Në vijim postimi i plotë i Martin Henze
Ambasador, krimet zgjedhore të organizatës Rama 2017 nuk janë zgjidhur, pse duhet të zgjidhen për vitin 2021. Ata ju përgëzuan si ambasadore e SHBA për suksesin elektoral të kleptokratit Rama dhe tani kërkojnë hetim të zgjedhjeve? Sjellja juaj është irrituese.

