Home Aktualitet Standartet afrikane…

Standartet afrikane…

nga Editor

NGA YLLI DYLGJERI

Nje organizate humanitare e Kryqit Kuq ndante ne Afrike ilaçe mjeksore si ndihma per te varferit.
Pas disa kohesh shperndarje, u perball ne nje shtet
me nje lajm: banoret e kishin ende depon me ilaçe plot
e te pa konsumuara nga te semuret!
Menjehere u organizuan e shkuan ne vend per ta verifikuar…
Ne perpjekje per te gjetur arsyen pyesin banoret.
Pse nuk i pini ilaçet sipas recetave 3 here ne dite?
Pergjigja qe moren ishte, Ilaçet kane shenimin:
Pas buke! Ne nuk kemi buke, e jo te pime ilaçet tre here ne dite pas buke!
Mu kujtua kjo ndodhi kur degjoj rendom nga analiste karagjoze apo disa nderkombetare se zgjedhjet ne shqiperi u bene sipas standarteve! Nderkohe vota
ketu eshte vjedhur jo tre here ne dite por ore e pa ore.
Disa media te shitura moren urdher dhe u turren te publikonin edhe pamje me antare te LSI qe paskan paguar per voten! Pas kesaj, nje ish oficer i sigurimit ne bllok me tha: LSI i ka vjedhur zgjedhjet!
Dakort – i thashe, keni fakte denonconi, nuk po mbroj asnje krah, po mbroj vetem voten. Vota eshte blere, eshte tjetersuar ka dale e pavlefshme, eshte perdhosur kudo ne tere vendin.Ti evidentojme!
Ndryshe nga ilacet ne afrike nuk kane mbetur ne depo, por eshte pire nga partia ne pushtet. Ne SPAK jane regjistruar deri pardje mbi 90 kallxime, ne KQZ jane me qindra. Keshtu psh nje blerje qe e pashe me sy ishte bere ne regjistrat e PS se Duresit. Faqja e shperblimeve per te bleret qe kishin dorezuar ID,
ishte ndare ne kollona. Nje kollone kishte mbshkrimin: Respekti, dhe poshte saj ishin shumat e lekeve qe fillonin nga 50 euro ne 250 euro per çdo emer. Kollone financiare kjo me kujtoj faqet e bilancit te kooperativa bujqesore ku shkruhej : humbje pa nishan! Behej fjale per bagetite e ngrena apo te skartuara nga Kryesia e Kooperatives ne darkat e qefeve. Keshtu dhe votat ne keto zgjedhje humben pa nishan, i hengri PS-ja.

Lajme te ngjashme