NGA KLODIAN TOMORRI
Une them qe po. Shikoni Kodin Rrugor te Shqiperise, te miratuar nga me shume se 84 deputete.
Nese nje qytetar merr nje gjobe ne rruge, ka 5 dite “grace period” per ta paguar. Keto 5 dite njeriu mund te jete me grip, mund te mos i kete parate dhe mund te kete shume arsye te tjera, qe ja bejne te pamundur ta paguaje gjoben.
Cfare ndodh me pas? Per cdo dite qe kalon, paguhet kamatvonese 2 per qind ne dite. Dmth nese ti vonohesh 35 dite paguan gjoben plus 70 per qind gjobe mbi gjoben. Nuk eshte sajese. Eshte Kod i votuar nga me shume se 84 tutkuna ne Parlamentin e Shqiperise. Per vitin kur e kane votuar, nuk e kam idene.
Kamatvonese 2 per qind ne dite eshte fajde kriminale, qe nuk e gjen as ne boten e nendheshme te krimit. Trafikantet, kriminelet dhe soji i tyre, kur japin para me fajde maksimumi shkojne 7-10 per qind ne muaj. Qeveria e Shqiperise, deputetet dhe soji i tyre e kane 60 per qind ne muaj.
Tani per keta tutkunat, qe kane votuar nje Kod si ky, qe nuk e gjen ne asnje vend te Europes, kam nje pyetje shume te thjeshte. Po sikur t’u veme kamatvonese 2 per qind ne dite detyrimeve te prapambetura qe qeveria ka ndaj biznesit privat? Si mendoni?
Te vendosim 2 per qind kamatvonese ne dite per cdo lek TVSH, qe nuk i rimbursohet ne kohe biznesit, 2 per qind kamatvonese ne dite per cdo pune te papaguar publike, 2 per qind kamatvonese ne dite per pagat e punonjesve te shkarkuar nga puna?
Tani kur nje shtet i imponon qytetarit ndeshkime, ndersa vetes jo e di cfare quhet? Shtet i shkerdhyer. Kurse ata qe votojne keto rregulla, kuptohet vet cfare jane.