Home Aktualitet “SPAK të hetojë numëruesit”, Mesila Doda: Masakra elektorale po vazhdon…

“SPAK të hetojë numëruesit”, Mesila Doda: Masakra elektorale po vazhdon…

nga Editor

Kandidatja për deputete e PDIU-së, Mesila Doda shprehet se nga informacionet e fundit që vijnë nga vëzhguesit, numëruesit po kryejnë parregullsi të rënda gjatë proçesit të numërimit të votave të kandidatëve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Doda tha se vota të pavlefshme po konsiderohen për llogari të kandidatëve të ndryshëm, ndërsa shtoi se i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë tavolinat e numërimit.

Postimi i plotë:

Nga informacionet e fundit qe vijne nga vezhguesit tane, numeruesit po kryejne parregullsi te renda gjate procesit te numerimit te votave te kandidateve. Vota te pavlefshme apo te partive qe nuk kane marre mandat po konsiderohen per llogari te kandidateve te ndryshem. Ftojme organet e drejtesise te hetojne paraprakisht ne tavolinat e numerimit. Paralelisht ne po krahasojme pamjet e filmuara qysh ne numerimin e pare te kutive, me procesverbalet per kandidatet dhe partite. Te gjithe abuzuesit do perballen penalisht dhe provat do dergohen ne strukturat e SPAK. Masakra elektorale po vazhdon…

Lajme te ngjashme