Home Aktualitet Këto zgjedhje treguan se Edi Rama e ka frikë popullin dhe votën e lirë!

Këto zgjedhje treguan se Edi Rama e ka frikë popullin dhe votën e lirë!

nga Editor

Nga Soni Osmanaj

Me apo pa nder, me apo pa Bashën, ,me apo pa Monikën, këto zgjedhje treguan se Edi Rama e ka frikë popullin dhe votën e lirë, prandaj nën pushtetin e tij sovrani nuk do të mundet të flasë dot kurrë. Nën shembullin e vëllait Erdogan, ai ia doli të blejë, tjetërsojë, frikësojë e manipulojë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. 83 mijë vota të pavlefshme janë të paktën 8 mandate deputeti që i përkasin opozitës së bashkuar të cilat do të sillnin ndryshimin, pa llogaritur fare blerjen masive të votës, detyrimin e kërcënimin e administratës apo historinë e famshme të paronazhistëve. Sot nuk mund të kryqëzohet opozita por mazhoranca e cila do t’ua marrë edhe shpirtin me taksa, do u grabisë pronat, do i hedhë në rrugë, do i lërë të vdesin në çadra e në dyert e spitaleve, ndërsa vetë dhe soji i tij do të kapardisën restoranteve dhe hoteleve më luksoze në të gjithë botën! Çështja sot nuk është opozita, pasi në shtëpinë tuaj shumë shpejt do të keni një patronazhist. Sot jeni më keq se në komunizëm! Sot jeni më të mjerë, jeni të blerë e pa dinjitet!…

Lajme te ngjashme