Home Aktualitet Zgjedhjet nuk duhen njohur!

Zgjedhjet nuk duhen njohur!

nga Editor

NGA VEHAP KOLA

Votat janë blerë masivisht me 250-500 euro.

Komisionerët e opozitës u lanë në mëshirën e bandave.

Numëruesit u kërcënuan me armë, një pjesë e tyre e kanë prerë biletën për t’i ikur ekzekutimit nga bandat.

Administrata u njoftua paraprakisht se vota e tyre do të identifikohej.

Pushteti shpërndau legalizime, bëri mbi 10 mijë emërime elektorale, shtroi asfalt elektoral dhe përdori administratën në fushatë.

Njerëzve iu vodhën të dhënat personale.

Ndërkombëtarët dështuan ta ndalin Ramën të prishte dakordësinë e 5 qershorit, të ndryshonte kushtetutën, kodin elektoral dhe fletën e votimit në minutën e fundit.

Tani nuk kanë asnjë të drejtë të flasin. Po edhe në folshin, nuk kemi pse i dëgjojmë.

Të shkojnë t’i flasin Ramës nëse kanë fuqi.

Por zgjedhjet nuk duhen njohur me asnjë kusht! Duhen përsëritur!

Lajme te ngjashme