Home Aktualitet Basha: Votat u blenë me eurot e koncesioneve, Rama bashkëpunon me përfaqësues të krimit, si Tom Doshi

Basha: Votat u blenë me eurot e koncesioneve, Rama bashkëpunon me përfaqësues të krimit, si Tom Doshi

nga Editor

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga oborri i Partisë Demokratike deklaroi se Edi Rama ka blerë votat.

‘Miliona euro të hedhura në këtë blerje industriale të votave. Edi Rama ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me njerëz si Tom Doshin’, tha ndër të tjera Basha.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

A është ky muzgu i shpresës dhe ëndrrës për ndryshim për Shqipërinë Europiane. Kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë, u deshën shumë vite të rrëzojmë sistemin komunist, por ne ja dolëm. Beteja jonë për demokraci ka vijuar pa ndërprerë, çdo çast e vit.

Unë besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë, do të ja kthenim demokracinë popullit.

Këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë. Ne hymë në këtë betejë me një regjim që bëri gjithçka për ta penguar këtë gjerë.

Mijëra vota të pavlefshme, 2 herë më shumë se diferenca mes palëve. Miliona euro të hedhura në këtë blerje industriale të votave. Edi Rama ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me njerëz si Tom Doshin.

Ne u bëmë më të fortë, ne jemi më të vendosur se kurrë, kushdo që mendon se do të dorëzohemi nuk na njeh mirë. Ne do ta vazhdojmë betejën me të gjithë fuqinë tonë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore, pasi misioni ynë është më i madh se të gjithë ne.

Dua të ju falënderoj ju të gjithëve.

Mbi 600 mijë shqiptarë votuan te ne dhe sollën shpresë tek ne.

Faleminderit për besimin tuaj. Ju premtoj sot se nuk do të ju zhgënjejmë kurrë. Ne do të luftojmë për ju. Do të ju luftojmë për ne, për ju dhe për ata që nuk iu numërua vota.

Fryma e ndryshimit që ne së bashku sollëm anë e mbanë vendit është më e fortë se kurrë dhe ne do të luftojmë çdo ditë, orë e çast për të sjellë një të ardhme më të mirë.

Beteja vetëm ka filluar dhe ne do ta çojmë deri në fund.

Demokracia do të fitojë, Shqipëria do të fitojë.

Lajme te ngjashme