Viti i ri akademik, apeli i studentit

Read Time:2 Minute, 27 Second

Nga Ndrec Pjetri

Në nderuar studentë,
Të nderuar pedagogë,
Të nderuar prindër,
Sot nis viti i ri akademik 2019-2020. Mijëra studentë do t’i drejtohen auditorëve, ndërsa ky vit si vitet e mëparshme Universitetin e gjen në një krizë të thellë.
Një vit më parë, Qeveria miratoi të ashtuquajturin “pakt për Universitetin” pakt ky i cili në tërësinë e tij ka dështuar, ashtu si kanë dështuar projektuesit, hartuesit dhe miratuesit e këtij pakti në qënien e tyre politike.
Në vend që të akordonte një buxhet më të lartë për trurin e kombit, arsimin, qeveria shqiptare më në krye Edi Ramën, dhe me ministren e Arsimit Besa Shahinin, vendosën këtë vit të shkurtojnë buxhetin e Arsimit të Lartë me 2.5 milionë euro.
Të nderuar student,
Qeveria u gënjeu, Pakti për Universitetin, ishte një pakt mashtrimi që në krye të herës. Studentët shqiptarë në përgjithësi dhe Studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu në vecanti, nisin këtë vit akademik, pa kartën e studentit që u propagandua nga qeveria si sukses i madh e që duhej të bëhej para qershorit 2019. Sot është FAKT, asnjë student në UAMD, nuk ka një kartë të tillë. Qeveria propagandoi ulje tarifash, por në fakt uli vetëm 100 mijë lekë nga tarifa e Bachelorit, ajo e masterit që boshatisë xhepat e studentëve vijon të mbetet tarifë e kripur, e që pak studentë kanë mundësi ta paguajnë.
Të nderuar pedagogë,
Qeveria është tallur me ju, dhe ju nuk e meritoni një gjë të tillë. Qeveria u ka poshtëruar gjatë gjithë vitit të kaluar, e viteve të kaluara, e po vijon ta bëjë këtë gjë akoma, duke u dhënë paga qesharake, duke u konkuruar pandershmërisht me urdhëra politikë, e duke mos u plotësuar asnjë standart të mësimdhënies, ashtu sic nuk po plotëson asnjë standart të mësimnxënies.
Të nderuar, studentë, ju më shumë se kushdo i dini mjaft mirë problemet e Universitetit, e dini mjaft mirë jetën e një studenti, që nganjëherë duhët të lërë edhe orët e mësimit sepse duhet punuar. Prandja, të bashkohemi të gjithë bashkë, ta refuzojmë këtë sistem, e së bashku ta ndërtojmë një të ardhme të re, për ne, për të gjithë të rinjtë e këtij vendi që kanë rënë në kthetrat e një regjimi diktatorial.
Të refuzojmë së bashku, çdo pakt që bëhen në emrin tonë, pa miratimin tonë. Të refuzojmë këtë sistem të kalbur në themele, e që vetëm një grusht i ka mbetur për tu rrëzuar, të bëhemi të gjithë bashke e a rrëzojmë, t’i kthejmë universitetit meritën që i takon, t’i kthëjmë Shqipërisë Lavdinë që e meriton, e t’i kthejmë njëri-tjetrit shpresën e cila po shuhet çdo ditë e më shumë nën udhëheqjen e Edi Ramës dhe bandës së tij.
Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa,
T’i japim rinisë atë që ka gjithë rinia Europiane, shpresë e dije!
Le të jetë ky një vit i mbarë, e ta bëjmë të mbarë të gjithë bashkë!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Gjesti i ambasadorit/ Ja çdo të bëja sikur të isha Lulzim Basha
Next post Pr Alket Dino uron studentet </stro