Home Aktualitet Video/ PD denoncon: Përfaqësuesja e PS po shënonte fletët e votimit. Ka shumë fletë të pavlefshme!

Video/ PD denoncon: Përfaqësuesja e PS po shënonte fletët e votimit. Ka shumë fletë të pavlefshme!

nga Editor

Përfaqësuesi i PD-së, Aldo Bumçi, ka ngritur shqetësimin se sipas tij, një përfaqësuese e PS gjatë numërimit të votave, ka shënuar fletët e votimit me stilolaps, duke i kthyer ato në të pavlefshme.

Bumçi ka ngritur shqetësimin se në këto zgjedhje po dalin shumë vota të pavlefshme. Ai ka shtuar se shumica e votave të pavlefshme janë të Partisë Demokratike.

Aldo Bumçi: Në një tavolinë numërimi vuri re që përfaqësuesja e PS shënonte fletët e votimit. Kemi pamje filmike. Kemi 60 mijë fletë votimi të pavlefshme. Besoj numër rekord. Dhe janë të Partisë Demokratike. Ku është për PD janë mbizotëruese. Kërkon hetim dhe sqarim. Se mbizotërojnë fletët ku është shprehu vullneti për PD. Kërkojmë pse ka ndodhur dhe ky është rast për tu sqaruar. Se janë 60 mijë. Nuk është arritur. Një nga shkaqet është shënimi i fletëve të pavlefshme. Isha brenda në sallë. Nuk pati përplasje thjesht ka ndalim procesi të numërimit. Duhet të shikohen kamerat dhe të shikohen. Nuk ka qenë vullneti i votuesit por i takojnë opozitës.

Abc News, ka siguruar pamjet ku një përfaqësuese e Partisë Socialiste shihet me vota dhe me një stilolaps në dorë.  Ajo është denoncuar nga PD se po shënon mbi vota dhe në këtë mënyrë i nxjerr të pavlefshme.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka denoncuar se një nga përfaqësueset e Partisë Socialiste është filmuar duke shënuar në fletët e votimit në njësinë nr.1  në Tiranë. Për këtë arsye procesi i numërimit është ndalur deri në sqarimin e këtyre pretendimeve.

Lajme te ngjashme