Home Aktualitet Grushte dhe karrige pas kokës, përgjaket qendra e votimit te shkolla “1 Maji” në Tiranë (VIDEO)

Grushte dhe karrige pas kokës, përgjaket qendra e votimit te shkolla “1 Maji” në Tiranë (VIDEO)

nga Editor

Një konfrontim fizik ka ndodhur mes të pranishmëve në shkollën 1 Maji ku po bëhet numërimi i votave të njësisë 30. Siç shihet nga pamjet  ka qenë mjaft e ashpër mes të përfshirëve në sherr.

Ata fillimisht e kanë nisur në formën e një debati, por më pas janë goditur me njëri-tjetrin me grushte, shkelma dhe më pas kanë përdoru dhe karriget. Policia ka qenë prezente në vendin e ngjarjes, por ka qenë e paaftë për të shuar sherrin, madje duke hasur vështirësi t’i ndajnë nga njëri-tjetri.

Është dashur ndërhyrja e më shumë forcave policore për të bërë e mundur që të shuhet sherri, por përpjekjet për dhunë kanë vazhduar dhe jashtë shkollës 1 Maji.

Lajme te ngjashme