Home Aktualitet Kutia e votimit të fshatit Livinë gjendet e hapur, zhduken mbi 500 fletë boshe

Kutia e votimit të fshatit Livinë gjendet e hapur, zhduken mbi 500 fletë boshe

nga Editor

Në fshatin Livinë, në Finiq është vlerësuar e pavlefshme një kuti votimi teksa rasti i është dërguar për shqyrtim KQZ-së. Bëhet fjalë për një rast të çuditshëm, sepse brenda kutisë nuk ishin fletët e papërdorura.

550 nga 600 fletë votimi janë zhdukur. Kutia është gjetur e hapur. Ndërkohë që, në kuti ndodhen Janë 95 fletë votimi, të sakta nga të cilat 90 janë të njërit kandidat.

Top Channel raporton se në qendrën e votimit në këtij fshati, nuk punonte kamera dhe as pajisja e identifikimit. Mungesa e fletëve të paplotësuara, për shkak se zgjedhësit nuk janë paraqitur për të votuar mund të jetë neglizhencë e komisionerëve ose rast i vjedhjes së votës.

Në bashkinë Finiq, PS ka marrë fitoren me 1875 vota, e ndjekur nga PD me 1195 vota dhe më pas nga LSI me 167 vota.

Lajme te ngjashme