Protesta në Unazë të Re, policia: 10 persona të arrestuar

Read Time:1 Minute, 24 Second

Policia e Tiranës ka dhënë informacion në lidhje me të arrestuarit në protestën e Unazës së Re.

Policia njofton se janë arrestuar 10 persona dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Sipas policisë të arrestuarit,  në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, të cilat janë vepra penale dhe dënohen me burg.

Njoftimi i Policisë:

15 të shoqëruar për bllokimin e rrugës në zonën e Unazës së Re, mbrëmjen e sotme, 10 të arrestuar në flagrancë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit:

– R.M., 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– S.M., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– B.N., 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
– K.Y., 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë;
– B.N., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– A.Th., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– A.M., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier;
– K.B., 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– D.N., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– A.Sh., 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetasit: G.D., T.N., E.H., A.B. dhe Ç.M., nga Tirana.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Vështirësohen shitjet e apartamenteve në Tiranë
Next post VOA: Gjendja e shkollave në tre qarqet veriore të Shqipërisë