Home Aktualitet Raporti paraprak për zgjedhjet/ ODHIR dënon skandalin e patronazhistëve, problem shit-blerja e votës…

Raporti paraprak për zgjedhjet/ ODHIR dënon skandalin e patronazhistëve, problem shit-blerja e votës…

nga Editor

Një përfaqësues i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODHIR dënoi skandalin e “patronazhistëve” nga Partia Socialiste dhe ngjarjen e ndodhur në Elbasan disa ditë më parë.

Një përfaqësues i ODHIR, tha një deklaratë për mediat se “të dhënat që janë publikuar, patjetër që përbëjnë problem thyerje privatësie dhe konfidecialiteti dhe pikë shqetësuese që vlen për tu përmendur”.

“Dënojmë incidentin e dhunshëm në Elbasan ku një person u vra dhe katër u plagosën. Incident që ndikoi negativisht, incidenti duhet të hetohet, dhuna s’duhet të tolerohet, por dënohet”, shtoi ai.

“Në përfundim nga ana jonë them që do vazhdojmë të monitorojmë. Gjithçka duhet të bëhet në interes të shqiptarëve”, apeloi ai.

Një tjetër përfaqësues vuri theksin te problematika e shit-blerjes së votës. “Pretendimet për shit-blerjen e votës ishin në fokus të fushatës, duke treguar se kjo është akoma problem”, tha ai.

Lidhur me fushatën elektorale, u shpreh se “nuk pati dinamikën e duhur, sepse mesazhet e fokusuan te liderët e partive, dhe jo te programet”.

Lajme te ngjashme