Home Aktualitet Doktori i kthehet Celibashit: Ç’kishte ndodhur në sistemin elektronik?? Aparati nuk i përgjigjej konfigurimit…

Doktori i kthehet Celibashit: Ç’kishte ndodhur në sistemin elektronik?? Aparati nuk i përgjigjej konfigurimit…

nga Editor

Doktor Petrit Vargu i është drejtuar publikisht kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shprehet se ka tentuar të votojë vetëm partinë, por aparati nuk i përgjigjej të deklaruar nga KQZ dhe duhet të votonte i detyruar edhe individin.

Sakaq, Vargu ka ftuar komisionerët e kutisë së votimit 1881/1 ku votoi, të prononcohen për vërtetësinë e kësaj deklarate.

Postimi i plotë:

Z.Celibashi, jam një banor i Minibashkisë 10 ku u aplikua votimi elektronik. Gjatë fushatës, na thatë që, mund të votohet partia pa individ ose vetëm individi duke i shkuar vota Partisë.

Unë tentova të bëja një gjë të tillë, por komisionerët në qendrën time, më thanë që kjo gjë nuk ishte e mundur. Nëse duhej të votoja partinë, duhej të votoja patjetër edhe individin. Ç’kishte ndodhur në sistemin elektronik në shkollën “Dora d’Istria” që aparati nuk i përgjigjej konfigurimit të deklaruar nga K.Q.Z-ja në të gjithë televizionet?

Ftoj komisionerët e kutisë së votimit 1881/1 ku unë votova, të prononcohen për vërtetësinë e kësaj deklarate.

Me respekt Petrit Vargu.

Lajme te ngjashme