Vettingu/ Ish- drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj sot para KPK-së

Read Time:54 Second

Ish- drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj sot para KPK-së.

Tiranë- Besim Hajdaramataj, ish- drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, do të dalë para KPK-së.  Vettingu për prokurorin Hajdarmataj po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

Kush është Besim Hajdarmataj, prokurori i dëgjuar: 

Ai e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit. Në maj 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe një vit më vonë mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Por më 2018 ai u shkarkua nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga  kryeprokurorja Arta Marku, dhe në vend të tij u vendos Donika Prela. Disa muaj më vonë, Marku e transferoi Hajdarmatajn në Progradec, por në fillim të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ktheu atë  pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë por këtë herë si prokuror.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Al Jazeera”: Kthimi i madh i Amerikës në Ballkan, BE rrezikoi interesat e Washingtonit!
Next post Tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, kush është 16-vjeçarja shqiptare që mbajti fjalim në PE dhe çfarë tha para ministrave europianë