Home Aktualitet Lefter Maliqi: Kurrë dhe pikë! Nuk i pranoj këto zgjedhje, diçka e tmerrshme fshihet

Lefter Maliqi: Kurrë dhe pikë! Nuk i pranoj këto zgjedhje, diçka e tmerrshme fshihet

nga Editor

Kandidati i LSI në Berat Lefter Maliqi kundërshton rezultatin e deritanishëm në Berat, por edhe në gjithë vendin. Ai shkruan në një status në “Facebook” se nuk do të pranojë këto zgjedhje kurrë dhe pikë.

Maliqi thotë se diçka e tmerrshme fshihet.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit në Facebook: 

Të dashur bashkëqytetarët e mi në qarkun e Beratit. Unë, në respekt të vullnetit tuaj, nuk i pranoj këto zgjedhje, kurrë dhe pikë. Votat e mia janë grabitur, janë blerë, janë manipuluar, nga krimi dhe mafia, për mua jo vetëm në qarkun Berat por në gjithë vendin, diçka e tmerrshme fshihet. Rezultati i deritanishëm është skandaloz dhe i pavërtetë. Mbetem më i fortë se kurrë, besoj që e vërteta do të zbardhet, dhe ndëshkimi do të jetë i rëndë. Vazhdoj me kokën lart dhe me besim në Zot, drejt sfidave reale me fitore kundër krimit, drogës dhe mafies.

Lajme te ngjashme