Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi po zhvillojnë një inspektim “blic” tek qendra e numërimit të votave në shkollën “Vasil Shanto”.
Më herët gazetarja e pyeti Celibashin se përse nuk kishte filluar numërimi te kjo qendër numërimi, pasi kishte mbi 1 orë që gjërat ishin stabilizuar.
Celibashi tha se nuk kishte informacion ndaj dhe mendohet se janë nisur me urgjencë për shkak të ndonjë parregullsie.