Home Aktualitet Noto: ‘Opozita merr 20 mandate në Tiranë!’ Veliaj u jep ‘gajret’ numëruesve

Noto: ‘Opozita merr 20 mandate në Tiranë!’ Veliaj u jep ‘gajret’ numëruesve

nga Editor

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se Partia Socialiste do të dalë nga këto zgjedhje me më shumë se 72 mandate.

“Por, duhet të presim me shumë durim procesin e numërimit. Fitorja që është në kutitë e numërimit duhet të numërohet, të numërohen edhe votat e kundërshtarëve tanë, edhe votat e atyre partive që nuk kanë numërues, me respektin më të madh”, tha Veliaj, duke u dhqnë pak zemër numëruesve.

Por sondazhet e para tregojnë se ka humbje të thellë të PS në Tiranë.

Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kanë rikuperuar bindshëm rezultatin në qarkun e Tiranës krahasuar me zgjedhjet e 2017. Sipas Exit Poll të tretë të Rtv Ora dhe Antonio Notos, PD rezulton parti fituese në këtë qark me 16-18 mandate deputetësh. Pas saj vjen PS me 15-17 mandate.

LSI do të marrë 1-2 mandate. PSD e Tom Doshit ndërkohë mund dhe nuk mund të marrë një mandat.

Aleanca për Ndryshim, LSI së bashku me PD mund të shkojnë në 20 mandate në Tiranë.

Lajme te ngjashme