Home Aktualitet Meta: Asnjë votë të mos tjetërsohet. Askush të mos guxojë të cënojë procesin

Meta: Asnjë votë të mos tjetërsohet. Askush të mos guxojë të cënojë procesin

nga Editor

Presidenti Meta në një tjetër mesazh publik, u ka bërë thirrje qytetarëve që tashmë të relaksohen, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi, ndërkohë që ka bërë thirrje që askush të mos guxojë të cënojë procesin madhështor elektoral për llogari meskine.

‘Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi.

Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve.

Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine!

Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet!

Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit.

Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju!

Shqipëria ka Fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim.’

Lajme te ngjashme