Home Aktualitet Meta në Fier: Do ta kalojmë në mënyrë të shkëlqyer testin, drejt hapjes së negociatave

Meta në Fier: Do ta kalojmë në mënyrë të shkëlqyer testin, drejt hapjes së negociatave

nga Editor

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat nga Fieri ka thënë se falënderoj të gjithë qytetarët për qetësinë e treguar.

“Këtë pjesëmarrje të mrekullueshme dhe për ecurinë e shkëlqyeshme në Fier.

Kjo po ndodh kudo në të gjithë vendin është një nga ditët më të mrekullueshme të vendi tonë. Është dita kur jo vetëm të gjithë shqiptarët kanë mundësi që të tregojnë besimin që kanë te vetja dhe te demokracia, por kemi treguar respekt të ndërsjelltë mirëkuptim dhe bashkëjetesë demokratike deri në fund.

Më pas pa asnjë diskutim në administrimin e procesit të numërit.

Ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat që të tregojnë se Shqipëria është e tyre dhe ajo ka nevojë për votën e tyre për të treguar besimin te e ardhmja Evropiane. Një proces i tillë do të jetë një rrugë e mirë drejt çeljes së negociatave”, tha Meta.

Lajme te ngjashme