Home Aktualitet Vijnë nga mali për të votuar në atdhe, anëtari i PD-së në Devoll: S’janë lejuar

Vijnë nga mali për të votuar në atdhe, anëtari i PD-së në Devoll: S’janë lejuar

nga Editor

Anëtari i Partisë Demokratike në KZAZ, në Devoll Gentian Demcolli, ka konfirmuar se në fshatrat kufitare ka pasur qytetarë të cilët janë futur ilegalisht në vend për të votuar.

Ai thotë se emigrantëve i është komunikuar se nuk mund të votojnë për shkak të duhet të jenë në karantinë, sipas vendimit të fundit bërë me dije nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, masë e cila u vendos për parandalimin e përhapjes së virusit.

Aktualisht i ndodhur në KZAZ 72 në Devoll, Demcolli tha për gazetaren Ledjona Xheladinaj se kanë zbatuar ligjin dhe rregulloren, ndërsa shtoi se procesi ka vijuar i qetë.

“Disa nga qendrat e votimit kanë raportuar se kanë ardhur njerëz nga doganat dhe i është komunikuar se sipas aktit normativ nuk i lejon të votojnë sepse duhet të ishin në karantinë 2 javore.  Po ashtu edhe në disa fshatra të tjerë ka rezultuar që ka pasur hyrje nëpërmjet malit. Atyre iu komunikua që votimi është i paligjshëm dhe nuk iu është lejuar të votojnë”, tha ai.

Lajme te ngjashme