Home Aktualitet E moshuara has probleme, me identifikimin biometrik, provon tre gishta, por nuk ia ”qëllon”

E moshuara has probleme, me identifikimin biometrik, provon tre gishta, por nuk ia ”qëllon”

nga Editor

Një e moshuar në Vlorë, ka hasur probleme me identifikimin biometrik të të dhënave të saj. Zonja ka përdorur tre gishta, por kjo nuk ka mjaftuar që të bëhet identifikimi i saj.

Vetë e moshuara ka theksuar se edhe në momentin që ka marrë kartën e identitetit e ka hasur sërish këtë problem.

Më pas komisionerët vendosën që ta lënë zonjën një moment në radhë dhe një qytetare tjetër ka hyrë për t’u identifikuar. Zonja tjetër nuk ka hasur asnjë problem, duke konfirmuar se pajisja e identifikimit është në rregull.

Lajme te ngjashme