Home Aktualitet Difekte në pajisjet elektronike

Difekte në pajisjet elektronike

nga Editor

Në Kukës të gjitha qendra e votimit janë hapur me kohë në orën 7.

Por në tri prej tyre ka pasur vonesë në funksionalizimin e pajisjeve elektronike për verifikim të qytetarëve me të drejtë vote.

“Qendrat e votimit janë hapur të gjitha në orën 7. Vetëm në tri prej tyre jemi duke pritur ende që t’i funksionalizojnë pajisjet e verifikimit të votuesve”, ka thënë Ilir Nerguti, Kryetar i KZAZ-së Kukës.

Në anën tjetër edhe në Tropojë sekretari i KZAZ-së, Ergen Gjongecaj ka njoftuar se janë hapur të gjitha vendvotimet dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Lajme te ngjashme