Home Aktualitet Rrjeti zien nga gjesti i ambasadorit Borchardt

Rrjeti zien nga gjesti i ambasadorit Borchardt

nga Editor

Rrjeti social po zien lidhur me një gjest të ambasadorit të OSBE në Tiranë, Borchardt, sonte në mbrëmje teksa kalonte pranë banorëve dhe protestuesve demokratë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, për shkak të shoqërimeve tek zona e Astirit.

Një pjesë e mirë e komentuesve pretendojnë se kreu i delegacionit të OSBE ka bërë një lëvizje fyese gishtash. Aq më tepër, që ky reagim i diplomatit vjen kur njerëzit po thërrisnin Rama Ik, dhe nuk kishte ndonjë shprehje kundër atij vetë.

Mirëpo është e vështirë të besosh se një diplomat i këtij niveli mund të bëjë një akt të tillë, edhe pse ai nuk ka marrdhëniet më të mira të mundshme me PD dhe mbështetësit e saj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!