Home Aktualitet NESËR UNË VOTOJ PARTINË DEMOKRATIKE!!

NESËR UNË VOTOJ PARTINË DEMOKRATIKE!!

nga Editor

Nga Armir Shkurti

🔹️ Ashtu si në 1992, nesër diskutohet SISTEMI! Nesër nuk zgjedhim programe, statute, projekte. Nesër zgjedhim DIKTATURË TOTALITARISTE apo PLURALIZMIT

🔹️ Për fat të keq, edhe pas 30 vitesh jam i shtrënguar të votoj KUNDËR. Por vota nesër është VENDIMTARE.
Sot pushtetin e kërkon EDI RAMA, njeriu që ka përqëndruar në një dorë të gjitha pushtetet. Për ata që s’e dinë, mbledhja në një dorë e gjithë pushteteve quhet TOTALITARIZËM.
TOTALITARIZËM ishte Bashkimi Sovjetik i Stalinit
TOTALITARIZËM ishte Shqipëria e Enver Hoxhës
TOTALITARIZËM është Koreja e Veriut e Kim Jongëve
TOTALITARIZËM me fasadë demokratike është Shqipëria e EDI RAMËS, me opozitë fasadë në parlament, me kryetarë fasadë nëpër bashki, me qindra mijë emigrantë që lenë vendin për tu zëvendësuar me skllevër nga Afrika dhe Azia.

🔹️ Nesër do të votoj PARTINË DEMOKRATIKE edhe për mirën e Partisë Socialiste. Të ketë mundësinë të çlirohet nga qyqja “rilindje” që polli vezë në folenë e saj e pastaj e uzurpoi dhe tjetërsoi.

🔹️ Unë votoj PARTINË DEMOKRATIKE nesër, për të mirën e demokracisë! PS ka treguar që është e egër në opozitë. Kështuqë qeverinë e re ka shumë gjasa ta mbajë bukur nën tension.

🔹️ Unë nesër votoj numrin 9, PARTINË DEMOKRATIKE dhe në PARTINË DEMOKRATIKE, numrin 34. Është një person që s’e kam takuar kurrë në jetë. Quhet Lediana Fratari. Zgjedh atë, sepse në listën e PD për Tiranën është e vetmja që vjen nga një familje ANTIKOMUNISTE, TË PËRNDJEKURISH POLITIKË. I ati ka bërë burg politik. Gjithashtu është njeri i biznesit të ndershëm, dy cilësi që ne i shpresuam dhe besuam kur THEMELUAM PARTINË DEMOKRATIKE.

🔹️ Nesër unë votoj PARTINË DEMOKRATIKE si themelues i saj, si antikomunist.

Lajme te ngjashme