Home Aktualitet Qeveria thyen heshtjen zgjedhore, Vokshi: Qytetarët refuzojnë politikën e mashtrimit të Edi Ramës. Të dielën votojmë 9!

Qeveria thyen heshtjen zgjedhore, Vokshi: Qytetarët refuzojnë politikën e mashtrimit të Edi Ramës. Të dielën votojmë 9!

nga Editor

Kandidatja për deputete e PD në Trianë, Albana Vokshi ka denoncuar nga njësia nr.9 në Tiranë se qeveria e ka thyer heshtjen zgjedhore, duke hedhur asfalt pas mesnate.

Vokshi thotë se në mesnatë tek njësia nr.9 është hedhur asfalt fshehurazi për qëllime elektorale.

Ajo thotë se qytetarët e refuzojnë politikën mashtruese të Ramës, dhe të dielën do të votojnë nr.9 për ndryshimin.

‘’Para disa ditësh kam qenë në këtë rrugë dhe kam denoncuar për infrastrukturën e rrënuar. Ashtu si një pjesë e mirë e rrugëve të Tiranës, edhe kjo rrugë vuan prej 8 vitesh mungesë infrastrukture, kanalizimesh, pa ndriçim, pa shërbim nga Bashkia që ka vjelur taksat e qytetarëve kaq vite.

Kur filloi dita e fundit që është heshtje zgjedhore, Veliaj Manastirliu dhe Rama nuk e kanë heshjte. Siç e kemi denoncuar pas mesnate kanë bërë krim elektoral, pra asfalt elektoral. Përveç një truku për t’i bërë budallenj qytetarët e Tiranës, duhet hetuar nga SPAK. E kemi denoncuar në SPAK këtë krim, por edhe heshtje. Është mashtrim, asfalt elektoral, pa asnjë të dhënë, mungesë total transparence, refuzojeni këtë mashtrim, propagandë, fasadë, mbas kësaj fasade ekziston mjerimi. Mbylljani derën kësaj fasade, sepse pastaj është mjerimi. Votoni masivisht nesër, për t’ja mbyllur derën këtij mashtrimi, votoni masivisht nr.9.’’- tha Vokshi.

Postimi i plotë i Albana Vokshit

Qeveria thyen heshtjen zgjedhore, hedh fshehurazi asfalt elektoral në mesnatë tek njësia 9.

Qytetarët e refuzojnë politikën e mashtrimeve dhe propagandave të Edi Rames.

Të dielën masivisht në votime për t’i thënë jo fasadës së mjerimit!

Të dielën votojmë 9, votojmë ndryshimin!

Lajme te ngjashme