Home Aktualitet Shoqërimet pas protestës, flet banorja: I morën zvarrë

Shoqërimet pas protestës, flet banorja: I morën zvarrë

nga Editor

Tetë persona, mes tyre edhe ish-deputeti Klevis Balliu, janë ndaluar nga Policia e Tiranës pas përfundimit të protestës tek Unaza e Re. Por banorët e tjerë janë mbledhur   përpara ambienteve të Drejtorisë së Policisë ku kërkojnë lirimin e tyre.

Një prej banoreve tha për ABC News se si i ndaluan dy prej të afërmve të saj.

“Ne bëmë protestën paqësore. Kur u shpërndamë erdhi policia. Ata ishin civilë. Ishin në një lokal. Ata ishin dy çuna që nuk kishin qenë as në protestë. I morën zvarrë edhe i futën”, tha banorja.

Më tej, ajo sqaroi se sa do qëndrojnë përpara ambienteve të Drejtorisë.

“Do qëndrojmë derisa ti nxjerrin ata nga burgu. Asgjë si kemi bërë kujt. Ne duam shtëpitë tona si njerëz, jo si kafshë”, tha ajo.

Përpara ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës janë edhe përfaqësues të ndryshim të opozitës së bashkuar. Ndërkohë nuk është bërë ende publike akuza që rëndon mbi të ndaluarit.

Megjithatë, gazetari i ABC News, Andi Qosja, raporti se Klevis Balliu është ndaluar si person që ka marrë leje dhe ka njoftuar në komisariatin nr. 6 për zhvillimin e protestës./abcnews.al

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!