Home Aktualitet Njeriu i Erion Braçes i thye krahun një gruaje dhe nëne sepse filmoi takimin e PS në Divjak

Njeriu i Erion Braçes i thye krahun një gruaje dhe nëne sepse filmoi takimin e PS në Divjak

nga Editor

Nga Armand Maho –
Elsa Bita nuk e njoh personalisht, e kam mikeshe virtuale ne FB dhe me shume se aktiviste te PD e njoh si nje njeri te revoltuar nga vdekja e nenes se saj nga Covid 19. Per qytetaret e Divjakes, ishte shnderruar ne nje simbol te rezistences, dhe nuk pertonte te denonconte te gjitha prapesite e administrates atje, dhe te kandidatit socialist Erjon Brace, qe mban postin e zv kryeministrit.
Tashme po lexoj se qenka rrahur brutalisht nga nje drejtor policie i emeruar vetem nje muaj me pare ne Divjake, si garanci per vjedhje votash ne emer te Erjon Braces. Trimi i Braces per ti treguar besnikerine dhe devotshmerine atij qe e ka derguar atje, ska ngurruar te rrahe brutalisht nje nene, nje grua, nje moter a vajze te dikujt, deri ne thyerje te gjymtyreve. Ky lloj terbim eshte jo vetem i papare, por dhe i pajustifikuar per nje burre me uniforme dhe kobure ne brez. Eshte kunder te gjitha ligjeve zakonore, burrnore, kanunore apo dhe shteterore po te doni. Eshte nje veprim burracak, nga njerez qe rrine si pula para trafikanteve dhe banditeve qe ulin avionet e droges ne mes te Divjakes a gjetke, qe u hapin rruge atyre, por qe nuk ngurrojne te rrahin te pambrojturit vetem se sjane ne nje linje mendimi me boset e tyre.
Kjo situate duhet te marre fund me 25 prill. Denimi me i madh qe mund ti besh ketyre mostrave eshte zhveshja nga pushteti. Heqjen e kobures qe ja kemi dhene per te na mbrojtur por qe po na e kthejne drejt nesh. Mburoja e kesaj shemtie duhet te bjere….qe neser Elsa te kete te gjithe te drejten te revoltohet per vdekjen e nenes se saj qe femjjet tane te kene te gjithe te drejten te revoltohen per ne ne rast se na ndodh e njejta gje. Elses i uroj sherim te shpejte, dhe me doren tjeter te dale e te votoje neser, se per ke duhet te votoje dhe ke duhet te ndeshkoje, sbesoj se e pret qe tja them une.

Lajme te ngjashme