Protesta tek Astiri, Vasili: Bedeli i Bablokut armik i banorëve

Read Time:55 Second

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas arrestimeve dhe protestës së kësaj të dielë tek “Unaza e Re”. Teksa shpreh mbështetjen për banorët e prekur tek Astiri, Vasili thotë se qeveria dhe Ministria e Brendshme, janë bërë armiq me këta banorë që prej një viti mbrojnë banesat nga projekti të cilën ai e quan kriminal.

Postimi i plotë

Mbeshtetje deri ne fund,mbeshtetje politike dhe njerezore per heronjte antidiktature te Unazes se Re.

Bedeli i Bablokut ne Ministrine e Brendeshme Lleshaj zgjedh perfundimisht te jete nje armik i shqiptareve te thjeshte te Unaza e Re.

Asnje harrese,asnje tolerance,asnje keqardhje nuk do te kete kurre per ata si Lleshaj, qe urrejtshem vendosen kunder qytetareve te thjeshte.

Keta te pacipe dhe te urryer arrijne deri aty sa te lexojne paturpesisht si komunikata te tyre idiotesirat e kriminalizuara qe ju dikton fjale per fjale Babloku i fshehur.

Ta kene te qarte qe Babloku do ti shese si nje kg fiq keta budallenj dhe do tu lere pas per gjithe jeten nje urrejtje pa kthim te popullit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Salianji: Protesta e ligjshme, policia kërkon të terrorizojë banorët
Next post Shumë shpejt, po i lamë, do të na shqyejnë edhe zemrën….