Home Uncategorized Basha: Beteja nuk është mes meje dhe Ramës, por për shqiptarët!

Basha: Beteja nuk është mes meje dhe Ramës, por për shqiptarët!

nga Editor

Lulzim Basha është i ftuar sot në “Zonë e Lirë”, ku ka zbuluar se do ketë falje të gjobave.

“Do ketë amnisti për gjobat e padrejta të kësaj qeverisje në ikje. Fitore e 25 Prillit do të thotë anullim i këtyre padrejtësive. Në mënyrë absolute nuk do ketë kurrë më pushtet absolut”, tha Basha.

I pyetur se ç’do të bëjë nëse nuk fiton zgjedhjet, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, Basha u shpreh se beteja nuk është mes tij apo Ramës, por për shqiptarët.

“Korniza ku e ka fut veten ai është ky dhe unë. Nuk është beteja unë dhe ai. Nuk bëhet për mua, nuk bëhet për të, bëhet për shqiptarët që u ka ardhur në majë të hundës. 25 Prilli do jetë dita më masive e shqiptarëve në votime. Është e vulosur.

Unë do jem kryeministri i një qeverie që do i shërbejë gjithë shqiptarëve.

Kam patur një takim me 500 socialistë të Durrësit, është kudo, nga Saranda në Tropojë, kudo njerëzit kanë një gëzim të brendshëm sepse e kuptojnë që është dita e tyre. Nuk do humb Shqipëria më 25 Prill, do humbi Edi Rama”, tha Basha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!