Home Aktualitet Rama provon dhe mjetin e fundit, përdor Zahon për fushatë

Rama provon dhe mjetin e fundit, përdor Zahon për fushatë

nga Editor

Në mbyllje të mitingut të fundit të fushatës, ku gjatë gjithë kohës kamera kapte vetëm Edi Ramën në skenë ndërsa kandidatët e tjerë të qarkut as nukndukeshin fare, kryeministri rezërvoi edhe një surprizë. Përveç vetes ai hipi në podjum edhe krejt familjen e tij, Lindën, Zahon, Rean dhe Gregun. Vetë Rama tregoi se djali i pleqërisë e donte shumë Vlorën dhe sa herë i kërkonin të bënte detyrat, ai vinte si kusht ta çonin në vilën qeveritare të Vlorës, përballë Sazanit.

Ndonëse, nuk dihet se ç’motiv mund të gjejë Zaho për të bërë mësimet në WAT pas 25 prillit, tani për tani, prinderit vendosën që ai ti fliste vetë popullit nga tribuna. “Unë e dua Vlorën” thërriti fëmija 7 vjeçar, i veshur me një kasketë me numrin 12.

Lajme te ngjashme