Home Aktualitet “Shpërthen” aktivisti: Vetëm një arrogant vulgar dhe bojaxhi si Edi Rama hap librin e shtëpisë e shan kë i zë goja

“Shpërthen” aktivisti: Vetëm një arrogant vulgar dhe bojaxhi si Edi Rama hap librin e shtëpisë e shan kë i zë goja

nga Editor

Aktivisti i shoqërisë civile dhe drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Altin Hazizaj ka reaguar ashpër lidhur me fjalimin dhe mesazhet e kryeministrit Edi Rama në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale që mbajti në Vlorë.

Hazizaj shprehet që një Kryeministër të bjerë kaq poshtë nga minimumi i civilizimit, e të kthehet në një arrogant vulgar që hap librin e shtëpisë e shan kë i zë goja, vetëm një bojaxhi si Rama mundet ta bëjë.

“Kam nja gjysëm ore që po dëgjoj Ramën në Vlorë! E di që nuk duhet, po thashë t’i jap the benefit of the doubt! Që politikanët këtu bien shumë poshtë në baltë, nuk përbën ndonjë surprizë!

Po që një Kryeministër të bjerë kaq poshtë nga minimumi i civilizimit, e të kthehet në një arrogant vulgar që hap librin e shtëpisë e shan kë i zë goja, vetëm një bojaxhi si Rama mundet ta bëjë!

Asnjë fjalë për qindra miliona euro borxhe që na i la peshqesh xhepave tanë, çmimeve tmerrësisht të shtrenjta, korrupsionit dhe krimit që na kërcënon çdo minutë jetën tonë!

Pse nuk flet Rama për keto? 8 vjet na i harxhoi duke na futur në burg e duke na gjobitur! Këto 4 vjet, nëse fiton, do të na vrasë fare ose do të na zhdukë në migrim, siç ka bërë me Rininë në këtë vend!

Sot përfundimisht ma mbushi mendjen që vota më e mirë për Ramën është ajo që i jepet partive të vogla! Unë do të votoj e kjo nuk diskutohet, por për asnjë parti të madhe, e sigurisht, jo për kryeministrin më vulgar të Europës! Hallall vota e kujtdo që shkon për partitë e vogla!”, shprehet aktivisti Altin Hazizaj.

Lajme te ngjashme