Basha reagon për arrestimet e dhunshme tek Unaza: Ngjarje si kjo na mbajnë larg Evropës

Read Time:44 Second

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimeve pas protestës së sotme në Unazë të Re.

Në një psotim në rrjetet sociale, Basha shkruan se akte të tilla të qevrisë Rama, si kjo e sotmj,a po pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë. Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Deklarata bombë/ “Ambasadori Borchard na ngriti gishtin e mesit”
Next post Salianji: Protesta e ligjshme, policia kërkon të terrorizojë banorët