Home Aktualitet Mesazhi i Presidentit Meta për të gjithë të rinjtë 18-vjeçarë që votojnë për herë të parë

Mesazhi i Presidentit Meta për të gjithë të rinjtë 18-vjeçarë që votojnë për herë të parë

nga Editor

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të rinjtë që këtë të diel do të shkojnë për herë të parë në kutitë e votimit. Sipas tij pjesëmarrja masive, është oksigjen për demokracinë.

Mesazhi i Presidentit

Të dashur të Reja dhe të Rinj, të cilët votoni për herë të parë!

Shqipëria i ka sytë te Ju!

Pjesëmarrja Juaj masive në zgjedhje dhe vota juaj më 25 Prill është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Është Ripërtëritja dhe Energjia, që i duhet Shqipërisë të prekur rëndë nga shpopullimi, për t’u ringritur dhe ecur drejt Europës.

Është vendosmëria për përkushtim ndaj vendit me pasion, integritet dhe dashuri !

Është e ardhmja juaj, në Shqipërinë tuaj! 🇦🇱

Lajme te ngjashme